Tre persona janë vënë në pranga në dy raste të ndryshme në qarkun e Korçës, të cilët transportonin emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme.
31 refugjatë u ndaluan, të cilët synonin të kalonin ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Në pranga ranë A.H. 37 vjeç dhe R.E. 18 vjeç, pasi transportonin me furgon 12 emigrantë kundrejt shpërblimit monetar. Ata u ndaluan në aksin rrugor Bilisht-Korçë.
Ndërsa në rastin e dytë u ndalua një 24-vjeçar nga Tirana me iniciale R.V. Ai u kap në dalje të qytetit të Pogradecit duke transportuar me mjetin "Hyundai", 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/